Lidhje

Operacione anti-droge në jug të Shqipërisë


Policia e Gjirokastrës tha se bllokoi një sasi prej mbi katër kilogramë droge që dyshohet e llojit heroinë. Operacioni, qe po vazhdon ende, u zhvillua në Pikën e Kakavijës , në kufi me Greqinë.

Ndërkohë trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë po merr përmasa.

Në brigjet e Vlorës janë rikthyer pas disa vitesh skafet e e trafikantëve të mariuanës, ndërkohë që në rajonet kufitare të të dy vendeve policia po përballet me raste të shtuara të bllokimit të drogës.

Policia e Vlorës ka bllokuar 24 orët e fundit rreth dy tonë lëndë narkotike mariuane që transportohej nga fshati Lazarat drejt Vlorës me destinacion përfundimtar Italinë. Policia tha se ndaloi tre persona, ndërsa shoferi i automjetit që po transportonte lëndën narkotike arriti të largohej.

Një ditë më parë Policia e Gjirokastrës kishte arrestuar një tjetër shtetas nga Vlora në makinën e të cilit u bllokua rreth gjysëm ton mariuanë që ishte marrë në fshatin Lazarat.

Policia shqiptare flet për riaktivizim të rrjeteve të trafikut të narkotikëve të cilat shfrytëzojnë sasitë e mëdha të mariuanës që u kultivuan vitin e shkuar në Shqipëri.Pjesa dërmuese e narkotikëve ka destinacionin drejt Greqisë dhe italisë fqinje
XS
SM
MD
LG