Lidhje

Gruemirë, zbulohet një bazë armatimi


Zbulohet nje baze armatimi
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:06 0:00
Gjatë një operacioni policor të koduar, të zhvilluar sot, policia e Qarkut të Shkodrës zbuloi në një fshat të komunës Gruemirë të rrethit të Malësisë së Madhe, një bazë armatimi dhe municionesh luftarake. Gjatë kontrollit, forcat e policisë gjetën në një banesë 238 kallepë lëndë shpërthyese të tipit tritol si dhe 200 metër filit, që shëben për aktivizimin e lëndës shpërthyese.

Gjithashtu, në këtë banesë u sekuestruan nga policia edhe tre armë zjarri automatike model 56, gjashtë arka me fishekë, 100 granata dore, një dylbi për armë snajper dhe një tjetër dylbi e zakonshme si dhe një numër materialesh të tjera luftarake.

Policia arrestoi në flagrancë një 65 vjeçar, pronarin e banesës ku u gjetën armët dhe materialet luftarake.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme nëse materialet e sekuestruara përdoreshin për veprimtari kriminale apo për tregti të jashtëligjshme, po ndërkohë njoftoi se operacioni policor është në vazhdim.

Muajt e fundit, në disa qytete të Shqipërisë janë rregjistruar rreth 30 shpërthime me lëndë plasëse, që kanë krijuar një situatë pasigurie në vend. Objektiv i këtyre shpërthimeve kanë qenë kryesisht biznesmenë të ndryshëm, por edhe përsona të përfshirë prej kohësh në konflikte apo veprimtari kriminale.
XS
SM
MD
LG