Lidhje

Presidenti Barack Obama i dërgon Kongresit buxhetin për vitin 2015


Ai po bën thirrje për ulje të reja taksash për të varfërit dhe klasën e mesme amerikane

Presidenti e shpalosi planin e tij të shpenzimeve në një shkollë fillore në kryeqytetin amerikan.

“Është një udhërrëfyes për krijimin e vendeve të punës me paga të mira dhe zgjerimi i shansve për të gjithë amerikanët.”

Plani përfshin më shumë para për arsimin fillor, ulje taksash për të varfërit dhe shtimin e fondeve për rrugët, urat dhe infrastruktura të tjera si edhe për trajnimet. E gjithë kjo, tha presidenti, do të ndihmojë në punësimin e më shumë amerikanëve.
Por propozimi i tij buxhetor duket se do të përballet me sfida të mëdha në Kongres, ku defiçiti i lartë dhe rimëkëmbja e ngadalët nga recesioni janë që qendër të zgjedhjeve të ardhëshme.
Ligjvënësit republikan duan uljen e shpenzimeve dhe reduktimin e defiçitit. Ata thonë se shpenzimet qeveritare nuk e reduktojnë varfërinë. Senatori Mitch McConnell.

“Që nga 2009, qeveria ka shpenzuar më shumë se 18 trilion dollarë. Megjithatë, miliona amerikan vazhdojnë të vuajnë, si të papunët ashtu edhe ata kanë një punë që u siguron nevojat bazë. Ka ardh koha që presidenti ta kuptojë se dyfishimi në të njëjtat politika të dështuara nuk do të funksionojë.”

Ligjvënësit e opozitës e kanë deklaruar tashmë pjesën që i përket mbrojtjes në buxhet si të parealizueshme. Aty kërkohet reduktimi i trupave ushtarake në nivelet më të ulta qysh para Luftës së Dytë Botërore. Betejat e buxhetit të presidentit Obama sapo kanë filluar.
XS
SM
MD
LG