Lidhje

Rusia rrit çmimin e gazit për Ukrainën


Kompania ruse e gazit natyror, Gazprom njoftoi sot për një rritje mbi 40 për qind të çmimit të gazit për Ukrainën, duke rritur kështu presionin ekonomik ndaj Kievit.

Në të kaluarën, mosmarrëveshjet për çmimet kanë sjellë si rezultat ndërprerje në furnizimin me gaz të Ukrainës dhe uljen e transportit në Evropë, por këtë radhë goditja financiare ndaj Kievit, do të zbutet falë një pakete të re huash nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Tani Ukrainës do t’i duhet të paguajë 385.5 dollarë për 1 mijë metër kub gaz në tremujorin e dytë të vitit, një rritje nga 268.5 për të cilën ishte rënë dakord në dhjetor dhe një çmim më i lartë sesa mesatarja për klientët e Bashkimit Evropian. Megjithatë është një nivel që Kievi e kishte parashikuar.

Vendimi, që është e qartë që ka marrë miratimin e Presidentit Vladimir Putin, i jep fund një uljeje çmimi për të cilën ishte rënë dakord në dhjetor, para krizës dhe para aneksimit të Krimesë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG