Lidhje

Hagel në Kinë: SHBA do t’i mbrojnë aleatët aziatikë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë aleatët aziatikë në rast të një konflikti me Kinën.

Shefi i Pentagonit i bëri komentet sot, pas takimit në Pekin me homologun e tij Chang Wanquan.

Zoti Hagel tha se Uashingtoni është “tërësisht i angazhzuar” ndaj traktateve që e detyrojnë të mbrojë aleatët e tij, Japoninë dhe Filipinet.

Manila dhe Tokio janë mes disa vendeve aziatike që e akuzojnë Kinën për përdorimin e metodës së frikësimit për avancimin e pretendimeve të veta detare.

Sekretari Hagel e kritikoi përsëri Kinën për krijimin vitin e kaluar të një zone identifikimi të mbrojtjes ajrore, e cila përfshin edhe ishuj për të cilat ka pretendime Tokio.
XS
SM
MD
LG