Lidhje

Irani i vendosur për ambasadorin në OKB


Irani thotë se nuk po shqyrton mundësinë e emërimit të një kandidati tjetër në postin e të dërguarit të ardhshëm në Kombet e Bashkuara, pavarësisht se të emëruarit të tanishëm i është mohuar viza amerikane.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme iraniane tha sot se nuk do të zgjidhet një zëvendës për Hamid Abutalebin, dhe se Irani do të ndjekë çështjen e mohimit të vizës “përmes mekanizmave ligjore në Kombet e Bashkuara.”

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Uashingtoni ka informuar OKB-në dhe Iranin se Shtetet e Bashkuara nuk do të miratojnë një vizë për zotin Abutalebi, të cilin Irani e ka emëruar për postin e ambasadorit të ri të vendit në OKB.

Zyrtarët amerikanë kundërshtojnë zgjedhjen e Hamid Abutalebit si rezultat i dyshimeve për përfshirjen e tij në rrëmbimin e pengjeve amerikane në vitin 1979 në Teheran. Ai ishte anëtar i grupit të studentëve myslimanë që mbajtën peng 52 diplomatë amerikanë për 444 ditë.
Zoti Abutalebi thotë se përfshirja e tij në grup ishte e kufizuar në detyrat e përkthyesit dhe ndërmjetësuesit.
XS
SM
MD
LG