Lidhje

I akuzuari për vrasjet në Kansas del para gjykatësit


Përballet me akuzat për vrasje dhe krime të urrejtjes

Personi i arrestuar lidhur me sulmet jashtë dy qendrave hebraike në shtetin amerikan të Kansasit, sot del para gjykatës, nën akuzat për vrasje me paramendim.

I dyshuari, 73-vjeçari Frazier Glenn Cross, njihet si supremacist i bardhë prej vitesh dhe anëtar i organizatës Ku Klux Klan.

Autoritetet kanë thënë se vrasja e tre personave jashtë një qendre të komunitetit hebraik dhe një kompleksi banimi të të moshuarve hebraikë do të trajtohet nga drejtësia si krim mbi bazat e urrejtjes.

Prokuri i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder po i kërkon Kongresit të miratojë një fond prej 15 milionë dollarësh për trajnimin e policëve për rastet e sulmeve me armë.

Departamenti i Drejtësisë tha se zoti Holder po e bën këtë kërkesë pas incidentit të së dielës në Kansas dhe një tjetri, po me armë zjarri, më 2 prill, gjatë të cilit një person i armatosur vrau katër persona në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas.
XS
SM
MD
LG