Lidhje

Operacion i Kievit për të rimarrë ndërtesat qeveritare në lindje


Luftimet mes forcave ukrainase të sigurisë dhe militantëve pro-rusë në Ukrainën lindore, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën pesë militantëve, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e quajti lëvizjet ushtarake të Kievit “krim”.

Disa orë pas operacionit të forcave ukrainase, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi fillimin e manovrave të reja ushtarake të trupave ruse të grumbulluara pranë kufirit me Ukrainën.

Deklaratat e presidentit Putin dhe të ministrit të Mbrojtjes, kanë bërë që të shtohen më tej shqetësimet për një inkursion të ri ushtarak rus në Ukrainë.


Duke folur në një forum publik në Shën Peterburg, presidenti rus Putin tha se nëse qeveria e Ukrainës kishte filluar vërtet të përdorte ushtrinë “kundër popullsisë brenda vendit”, ky do të ishte një krim i rëndë kundër popullit të vet”.

Në Kiev, presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksander Turchynov, akuzoi Rusinë se po mbështet separatistët në lindje dhe i kërkoi Moskës të ndalojë fushatën e kërcënimeve dhe ta lerë vendin e tij të qetë.
XS
SM
MD
LG