Lidhje

Jep dorëheqjen kryeministri koreano-jugor


Zyra e Presidentes së Koresë së Jugut Park Geun-hyen thotë se ajo do ta pranojë dorëheqjen e kryeministrit, por jo para vënies nën kontroll të situates së krijuar nga tragjedia e përmbysjea së anijes Sewol.

Kryeministri i Koresë së Jugut Chung Hong-won njoftoi dorëheqjen, pas revoltimin publik lidhur me përgjigjen e qeverisë ndaj tragjedisë së mbytjes së tragetit më 16 prill, ku gjetën vdekjen ose figurojnë të humbur mbi 300 vetë.

Zoti Chung njoftoi dorëheqjen në një fjalim të shkurtër sot. Ai tha se mbajtja e postit është një barrë tepër e madhe për administratën.

Trageti Sewol kishte qindra studentë dhe mësues që po bënin një ekskursion për në ishullin Jeju, kur u përmbys. Aksidenti tronditi dhe zemëroi koreano-jugorët, dhe zgjoi kritika të forta ndaj ekuipazhit për braktisjen e anijes para se të evakuoheshin pasagjerët.

Në deklaratën e dorëhqjes së tij, kryeministri tha se kishte dashur ta jepte dorëheqjen më parë, por se mbikqryrja e përpjekjeve të shpëtimit dhe zbulimit kishin qenë përparësi, dhe se ai kishte dashur të ndihmonte para largimit nga posti.
XS
SM
MD
LG