Lidhje

Punonjësit e metrosë në Sao Paolo në grevë


Policia braziliane përdori sot gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kishin dalë në mbështetje të punëtorëve të metrosë së Sao Paolos që kanë hyrë në grevë, duke bllokuar transportin në qytetin më të madh të vendit, vetëm tre ditë para se të hapet Kampionati Botëror i Futbollit.

Greva pesëditore mund të vazhdojë deri të enjten kur Brazili të ketë lojën e parë me Kroacinë në një stadium 20 kilometra larg qendrës së Sao Paolos.

Rreth 150 grevistë dhe përkrahësit e tyre u vunë flakën grumbujve të plehërave në një rrugë qendrore.

Punonjësit e metrosë po kërkojnë një rritje pagash pak më shumë se 12 për qind, ndërsa kompania e metrosë ka ofruar 8.7 për qind.
XS
SM
MD
LG