Lidhje

SHBA, Iran, bisedime të drejtpërdrejta bërthamore


Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani hapin sot bisedime dyditore të drejtpërdrejta për programin bërthamor të Iranit, ndërsa afati për një marrëveshje ndërkombëtare është pas shtatë javësh.

Zëvendës sekretari i Shtetit William Burns dhe zëvendës ministri i jashtëm iranian Abbas Araqchi kryesojnë delegacionet e vendeve të tyre në takimin e Gjenevës, që vjen në një kohë kur një raund negociatash ndërkombëtare ngecën muajin e kaluar dhe raundi i ardhshëm është javën e ardhshme.

Në takime merr pjesë edhe Helga Schmidt, zëvendës shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG