Lidhje

Miss Nevada mori titullin Miss Amerika


Miss Nevada mori titullin Miss Amerika dje në mbrëmje, duke lënë pas 50 konkurrentet e tjera për titullin. Ajo do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në garën e Miss Universit.

Nia Sanchez, është instruktore e arteve marciale dhe në përgjigje të një pyetjeje nga juria, tha se gratë duhet të jenë në gjendje të vetëmbrohen, si një nga mënyrat për t’u përballur me problemin e përdhunimeve në universitete. 24 vjeçarja nga Las Vegasi tha se ndërgjegjësimi për këtë çështje është shumë i rëndësishëm. Shoqëruesja e parë e Missit ishte Miss Dakota e Veriut, Audra Mari.

Konkursi i bukurisë u mbajt këtë vit në Baton Rouge të Luizianës.
XS
SM
MD
LG