Lidhje

Përpjekje për eliminimin e malarjes


Një metodë e re për të eliminuar përhapjen e malarjes synon zhdukjen e mushkonjave femra, që përhapin virusin vdekjeprurës. Shkencëtarët kanë modifikuar gjenetikishit mushkonjat që të riprodhojnë vetëm meshkuj. Shkencëtarët besojnë se kjo metodë mund të zhdukë koloni të tëra mushkonjash, pa përdorimin e insekticideve.

Ka shumë arsye që nxisin nevojën për të zhdukur mushkonjat, thotë Peter Hotez, dekani i Fakultetit të Mjekësisë Tropikale në Kolegjin Baylor.

“Mushkonjat janë cilësuar si një ndër insektet më vdekjeprurëse. Më shumë njerëz vdesin nga sëmundje të bartura nga mushkonjat, se nga çdo llojë sëmundje tjetër.”

Përdorimi i insekticidëve është një nga mënyrat më të efektshme për të eliminuar mushkonjat. Por, insekticidet kanë disa të meta. Ato mund vrasin bletët dhe insektet e tjera që janë të nevojshme, si dhe mund të dëmtojnë mjedisin.

“Ne kemi gjetur një mënyrë. Kemi gjetur, si të thuash, thembrën e Akilit të këtyre mushkonjave.”

Shkencëtari Nikolai Windbichler, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, thotë që thembra e Akilit e mushkonjave gjendet në 400 kopje të një gjeni në kromozonin X. Ky kromozom përcakton gjininë femrore të mushkonjave.

Femrat janë ato që pickojnë. Ato po ashtu riprodhojnë mushkonja të tjera.

Duke përdorur inxhinjerinë gjenetike, zoti Windbichler dhe kolegët e tij arritën të ndryshojnë gjenet mushkonjës.

Enzima e përdorur për këtë qëllim, aktivizohet kur mushkonjat riprodhohen dhe ajo e copton kromozonin X në 400 vende.

“Mund ta paramendosh, është mjaft e rendë për një kromozom. Ai shkatërohet dhe nuk mund të bartet tek pasardhësit.”

Pas kësaj metode, vetëm mushkonjat meshkuj mbijetojnë. Këto mushkonja mund të riprodhojnë vetëm meshkuj të tjerë, dhe kështu e gjithë popullata do të zhduket.

Sipas, zotit Windbichler, virusi do të eliminohet pa shkaktuar ndonjë dëm tjetër.

Studimi është botuar në revistën shkencore Nature Communications.

Ata akoma duhet të bëjnë disa prova për të vertetuar efikasitetin e metodës për zhdukjen e mushkonjave vdekjeprurëse.

“Është një zbulim interesant, një zbulim magjepsës. Mirëpo akoma jemi në një fazë shumë të hershme.”

Peter Hotez, nga Kolegji Baylor, nuk ishte i përfshirë në studim por ai mendon që nevojitet më shumë sesa mushkonja të modifikuara gjenetikishit për të mposhtur malarjen.

Nevojiten vaksina dhe antibiotik të rinj, bashkë me rrjeta që mbrojnë kundër mushkonjave si dhe pastrimi i ujërave të ndenjura.
XS
SM
MD
LG