Lidhje

Parlamenti irakian nuk arrin të zgjedhë një kryeministër të ri


Parlamenti i ri i Irakut përfudoi takimin e parë pa zgjedhur një kryeministër të ri.

Deputetët u takuan për herë të parë sot pas zgjedhjeve të prillit por kryetari në detyrë i parlamentit Mahdi al-Hafidh i dha fund seancës pasi një numër anëtarësh nuk u kthyen në sallë pas një pushimi.

Ai tha se ata do të mblidhen përsëri pas një jave nëse ka mundësi për një marrëveshje.

Kryeministri Nouri al-Maliki ishte favorit për të vazhduar një mandat të tretë pas zgjedhjeve, por qysh atëherë militantët suni kanë marrë nën kontroll një zonë të madhe në veri dhe perëndim të Irakut dhe e kanë futur vendin në krizë.

Udhëheqësit perëndimorë u kanë bërë thirrje zyrtarëve irakianë të formojnë një qeveri gjithpërfshirëse për të shmangur ndarjet sektare mes shiitëve, sunive dhe kurdëve.

XS
SM
MD
LG