Lidhje

Izraeli rifillon sulmet ndaj Hamasit


Izraeli thotë se ka rifilluar sulmet ajrore kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi ra dakord për një armëpushim të propozuar nga Egjipti.

Ushtria izraelite tha se trupat e saj e ndërprenë sot zjarrin për gjashtë orë, por u kundërpërgjigjën kur militantët e Gazës hodhën rreth 50 raketa në Izrael nga territori i kontrolluar nga Hamasi. Ajo tha se sistemi i saj i mbrojtjes, i quajtur Kupola e Hekurt, interceptoi raketa mbi tre qytete izraelite.

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman tha se vendi i tij ka të drejtë për t'u vetë mbrojtur.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dënoi me forcë Hamasin që, siç tha ai, deri tani ka refuzuar të pakësojë dhunën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se vendi i tij është i gatshëm të zgjerojë fushatën tashmë njëjavore kundër Hamasit, në qoftë se militantët vazhdojnë ta refuzojnë propozimin për armëpushim.

Disa zyrtarë të Hamasit kanë lënë të kuptohet se ky grup nuk kishte marrë një vendim sot, por krahu i tij i armatosur thotë se e ka refuzuar planin egjiptian, që ata mendojnë se ishte baras me dorëzim.

XS
SM
MD
LG