Lidhje

Mbi 20 të vdekur në metronë e Moskës


Të paktën 20 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 të tjerë u plagosën pas daljes së trenit nga shinat në metronë e Moskës sot në mëngjes.

Zyrtarët e emergjencës thanë se treni frenoi papritur dhe doli nga shinat mes dy stacionesh. Gati 1000 njerëz u evakuuan, por të paktën një person besohet të jetë i bllokuar nën tokë.

Pamjet televizive tregojnë ekipet e shpëtimit duke transportuar të plagosurit ndërsa disa u trajtuan pranë vendit të ngjarjes.

Disa persona me plagë serioze u transportuan me helikopter.

Aksidenti besohet të jetë më seriozi në historinë prej tetë dekadash të sistemit të metrosë së Moskës.

XS
SM
MD
LG