Lidhje

Ekipi gjerman, në Berlin


Ekipi gjerman, fitues i Kupës së Botës, mbërriti në Berlin, dy ditë pasi mposhti Argjentinën në Brazil.

Avioni i ekipit u ul në aeroportin Tegel të Berlinit sot paradite mes brohoritjeve të qindra mijëra sportdashësve.

Shoqëria ajrore Lufthansa e ndryshoi përkohësisht emrin e saj në "Fanhansa" për nder të kampionëve dhe shtoi fjalët “avioni i fituesve” në logon e saj, së bashku me një top futbolli. Zjarrëfikëset hodhën ujë mbi avionin Boeing 747 si një gjest mikëpritës.

I pari që doli nga avioni ishte kapiteni i skuadrës Philip Lahm, me trofenë e Kupës së Botës, pasuar nga Bastian Schweinsteiger, i mbështjellë me flamurin gjerman.

Parada e fitores sot në Berlin përfundon me grumbullimin e mijëra tifozëve pranë Portës historike të Brandenburgut.

Gjermania është ekipi i parë europian që fiton e Kupën e Botës në Kontinentin Amerikan.

XS
SM
MD
LG