Lidhje

Virusi Ebola: Sierra Leone shpall gjendjen e jashtëzakonshme


Shtetet e Bashkuara paralajmëruan amerikanët të mos udhëtojnë në Guine, Sierra Leone dhe Liberi, tre vendet e goditura më rëndë nga virusi i Ebolës.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po u kërkon amerikanëve që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në vendet e Afrikës Perëndimore për shkak të shpërthimit "të paparë", siç e quan ajo të Ebolës.

Në një deklaratë të bërë sot, kjo qendër tha se ka patur raste dhune kundër punonjësve të ndihmave në rajon, dhe se infrastruktura e shëndetit publik në Liberi është tepër e mbingarkuar.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha gjithashtu se të paktën tre amerikanë janë infektuar, duke përfshirë edhe dy punonjës të kujdesit shëndetësor në një klinikë për Ebolën.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shpërthimi i virusit ka arritur në 729, duke përfshirë më shumë se 50 viktima të reja të raportuara që nga e premtja e kaluar.

XS
SM
MD
LG