Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin një plan prej miliarda dollarësh për investime në Afrikë. Pesëdhjetë krerë shtetesh afrikane marrin pjesë në një takimin tre-ditor duke filluar sot (të hënën) në Uashington, ku Shtetet e Bashkuara do të shpallin gati 1 miliard dollarë në marrëveshjet e biznesit, më shumë fonde për ruajtjen e paqes, dhe do të angazhojnë miliarda dollarë për programet e ushqimit dhe të energjisë në Afrikë. Kina, Evropa dhe Japonia kanë plane të ngjashme për të nxitur investimet në Afrikë, por Shtëpia e Bardhë mohon se ky takim në Uashington zhvillohet në përgjigje të përpjekje të ngjashme të bëra nga Kina, Bashkimi Evropian dhe Japonia.