Lidhje

Kinë, vazhdon kërkimi i të mbijetuarve nga tërmeti


Në Kinë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e të mbijetuarve në rrënojat e mijëra shtëpive që u shembën pas një tërmeti të fuqishëm të dielën në provincën jugperëndimore Yunnan.

Autoritetet thanë sot se numri i të vdekurve është rritur në 410, ndërsa 12 persona ende figurojnë të humbur. Tërmeti, me epiqendër pranë qytetit të largët Longtoushan, kishte një fuqi prej 6.1 ballësh.

Nënkoloneli Yang Tien Gjyn, i cili ndihmon operacionet e shpëtimit, tha se nuk ka hequr dorë nga shpresa se nën rrënoja mund të ketë ende njerëz të gjallë.

XS
SM
MD
LG