Lidhje

Afganistan, vritet një gjeneral amerikan


Në Afganistan, një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane hapi zjarr, duke vrarë një gjeneral amerikan dhe plagosur një numër trupash amerikane dhe ndërkombëtare.

Zyrtarët amerikanë thonë se personi i vrarë është gjeneral-majori Harold Greene, një 34-vjeçar veteran i ushtrisë. Ai është ushtaraku amerikan me gradën më të lartë që është vrarë në detyrë që nga fillimi i luftës në Afganistan në vitin 2001.

Gjenerali Greene dhe të tjerët, duke përfshirë edhe një gjeneral gjerman, u qëlluan gjatë një vizite rutinë në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Marshal Fahim në Kabul, një qendër e trajnimit ushtarak.

Ministria afgane e Mbrojtjes tha se personi që shtiu, u vra. Ajo e përshkroi atë si "terrorist" të veshur me uniformë të ushtrisë afgane.

XS
SM
MD
LG