Lidhje

5 raste të reja të ebolës në Nigeri


Epidemia e ebolës është shfaqur edhe në Nigeri. Ndërkaq, Arabia Saudite po përpiqet të ndriçojë rrethanat e vdekjes së një personi që kishte kaluar nëpër Afrikën Perëndimore.

Viktima e dytë e ebolës në Nigeri ishte një infermiere që ka mjekuar pacientin e parë të diagnostikuar me ebolë në këtë vend.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Arabinë Saudite njoftoi se një person që dyshohet se ishte prekur nga sëmundja, vdiq sot në Xheda, pavarësisht nga mjekimi intensiv për dy ditë në spital. Personi shfaqi simptoma të ebolës pas një udhëtimi në Sierra Leone, një ndër tre vendet që konsiderohen si epiqendra e epidemisë. Liberia, Guinea dhe Sierra Leone kanë regjistruar mbi 900 të vdekur që nga shpërthimi i sëmundjes.

XS
SM
MD
LG