Lidhje

Obama,forume publike me udhëheqës afrikanë


Presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit afrikanë kanë hapur bisedimet mbi zgjerimin e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e llogaridhënies në qeverisje në kontinentin afrikan.

Bisedimet që vazhdojnë në formë forumesh të organizuara gjatë gjithë ditës së sotme, janë pika kulmore e takimeve tri ditëshe në Uashington me pjesëmarrjen e mbi 50 krerëve të shteteve dhe qeverive afrikane.

Në komentet në hapje të punimeve të ditës së sotme, zoti Obama tha se po lind një Afrikë e re. Presidenti tha se shtimi i mundësive të biznesit në Afrikë mund të ndihmojë për transformimin e marrëdhënies mes Shteteve të Bashkuara dhe kontinentit afrikan.

XS
SM
MD
LG