Lidhje

Përplasja Berisha-Topi për nënkryetarin e KLD-së


please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:00 0:00
Direct link

Në Shqipëri kryeministi Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi shkëmbyen mbrëmë akuza të forta mes tyre pas përplasjes së krijuar për zgjedhjen e nënkryetarit të Këshilit të Lartë të Drejtësisë. Kryeministri Berisha deklaroi se presidenti ka dhunuar e shkelur kushtetutën e cila sipas tij në frymën e saj ka të përcaktuar qartë se nënkryetari duhet të zgjidhet nga anëtarët e emëruar nga parlamenti. Zoti Berisha tha se kreu shtetit e ka kthyer presidencën në selinë e një partie të vogël që pritet të krijojë në mbyllje të mandatit. Nga ana e tij Presidenti Topi u përgjigj menëherë duke akuzuar kryeministrin se kërkon të delegojë në postin e nënkryetarit një prej të preferuarve të tij politik. Ai rrëzoi pretendimet se Kushtetuta përjashton zgjedhjen e një anëtari që vjen nga gjyqësori, ndërsa i kujtoi kryeministrit se Gjykata kushtetutese e ka gjetur atë disa herë në shkelje të Kushtetutës

XS
SM
MD
LG