Lidhje

Kerkime në një varrezë masive në Serbi


Autoritetet serbe rifilluan kërkimet në një varrezë masive në Serbi ku janë gjetur trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës. Kërkimet po kryhen në fshatin Rudnicë të komunës së Rashkës në Serbinë jugperëndimore, jo fort larg kufirit me Kosovën.
Ato u ndërprenë në fillim të muajit korrik meqë pala serbe ishte ankuar për mungesë fondesh. Ndërprerja nxiti reagimin e zemëruar të palës shqiptare, e cila akuzoi palën serbe se po bën lojëra politike me një çështje thellësisht humanitare. Gërmimet në atë zonë filluan në dhjetor të vitit 2013 dhe deri në fund të muajit qershor aty janë gjetur 45 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë mbetet i panjohur fati i mbi 1 mijë e 700 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare. Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve.

XS
SM
MD
LG