Lidhje

Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë sulme me raketa


Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për të zgjatur me pesë ditë armëpushimin e përkohëshëm, duke u dhënë mundësi negociatave në Egjipt për një marrëveshje substanciale për dhënien fund të luftës në Gaza.

Pak pas njoftimit të zgjatjes së armëpushimit, ushtria izraelite tha se kishte kryer goditje ajrore në Gaza si kundërpërgjigje ndaj sulmeve palestineze me raketa. Izraeli tha se kishte vënë në shënjestër objektiva terroriste në Gazë dhe se të paktën tre raketa ishin lëshuar nga Gaza para skadimit të armëpushimit 72 orësh të mërkurën. Nuk ka patur njoftime për viktima.

Negociatori palestinez në Egjipt tha se zyrtarët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare gjatë javëve që pasojnë dhe që gëzon mbështetje të plotë arabe, rajonale dhe ndërkombëtare. Izraeli nuk ka pranuar të komentojë lidhur me zgjatjen e armëpushimit.

XS
SM
MD
LG