Lidhje

Brazili mban zi kombëtare


Eduardo Campos
Eduardo Campos

Brazili po mban tre ditë zi kombëtare pas vdekjes së kandidatit presidencial Eduardo Campos, që ka shkaktuar paqartësi për zgjedhjet presidenciale të parashikuara të mbahen më 5 tetor.

Kandidati presidencial i Partisë Socialiste dhe disa anëtarë të fushatës së tij humbën jetën kur aeroplani privat në të cillin fluturonin nga Rio de Janeiro për në qytetin bregdetar Santos, u përplas gjatë përpjekjeve për t’u ulur në një mot me kohë të keqe.

Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff thotë se Campos kishte një të ardhme premtuese para tij. Analistët politikë thonë se kandidatja e të ndjerit për postin e zëvendës presidentit, Marina Silva, mund të futet në garën presidenciale brenda 10 ditëve në bazë të ligjit.

XS
SM
MD
LG