Lidhje

Angli: Gjenden 35 njerëz brenda një kontenieri


Policia britanike thotë se një person ka vdekur dhe të paktën 19 të tjerë janë shtruar në spital pasi u gjetën brenda një kontenieri në një port në lindje të Londrës.

Hetuesit thonë se 35 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u gjetën sot brenda kontejnerit në Tilbury të Essexit.

Shefi i policisë Trevor Roe u tha gazetarëve se punëtorët e portit dëgjuan "thirrje dhe goditje" që vinin nga brenda kontenierit, i cili kishte arritur me anije nga porti belg Zeebrugge.

Ai tha se autoritetet po kontrollojnë kontenierët e tjerë të anijes, për të parë se mos brenda tyre ka njerëz.

XS
SM
MD
LG