Lidhje

Bisedime Ukrainë-Rusi për armëpushim në Ukrainën lindore


Ukraina dhe Rusia thonë se është arritur një marrëveshje për fillimin e bisedimeve për një armëpushim në Ukrainën lindore.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Petro Poroshenko, duke folur ndaras, njoftuan marrëveshjen të martën vonë pas një takimi në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Zoti Putin tha se të dy udhëheqësit diskutuan mbi nevojën për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainën lindore, si dhe nevojën për një dialog të menjëhershëm politik.

Zoti Poroshenko tha se një plan për bisedime për armëpushim do të përgatitet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai po ashtu tha se çdo marrëveshje do të kërkojë mbështetjen e të dyja palëve.

Në bisedimet shumë-palëshe në Minsk morën pjesë shefja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Catherine Ashton dhe udhëheqësit e Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

XS
SM
MD
LG