Shirat musonë dhe përmbytjet në zonën veriore të Pakistanit dhe Indisë kanë vrarë më shumë se 300 njerëz, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur dhe dhjetra mijëra janë të pastrehë.
Zyrtarët në Pakistan thane sot se numri i të vdekurve atje ka arritur në të paktën 143, shumica shkaktuar nga rëniet e çative të shtëpive. Qeveria ka dërguar ekipe ushtarake shpëtimi me helikopterë dhe varka për të shpëtuar njerëzit e bllokuar.
Situata është pothuajse e njëjtë në Indi ku zyrtarët thane se numri I të vdekurve është të paktën 175.
Zyrtarët e motit thane se rreshjet do të fillojnë të pakësohen gradualisht gjatë ditës së sotme.