Lidhje

Koalicion ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik


Për herë të parë qëkur Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore ndaj militantëve në Irak muajin e kaluar, zyrtarët amerikanë po i quajnë veprimet ushtarake luftë, ndërkohë që po formohet një koalicion ndërkombëtar për të luftuar Shtetin Islamik.

Përmes një deklerate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se lufta kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri është një luftë e ngjashme me atë kundër grupit famëkesh al-Qaida.

Deklerata shënoi herën e parë që zyrtarët e administratës e kanë përshkruar publikisht ofensivën kundër grupit militant në Irak dhe Siri si luftë.

Gjatë një vizite të premten në Turqi, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se rreth 40 vende kanë ofruar nivele të ndryshme mbështetjeje për një koalicion të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG