Lidhje

Fluturimet amerikane në hapësirë


Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rifillimit të dërgimit të astronautëve në orbitë nga territori i Shteteve të Bashkuara.

Agjencia e hapësirës, NASA ka ngarkuar kompanitë private Boeing dhe SpaceX për të ndërtuar dhe lëshuar anije për vajtje-ardhje në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Shefi i NASA-s Charles Bolden tha dje se administrata e Presidentit Obama e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të varen nga vende të tjera, për të dërguar astronautë në hapësirë.

Boeingut iu akordua një kontratë prej 4.2 miliardë dollarësh, ndërsa kompanisë SpaceX iu dhanë 2.6 miliardë.

XS
SM
MD
LG