Lidhje

Kievi nuk fillon tërheqjen e trupave


Ukraina tha se nuk do të tërheq trupat e saj nga vija e frontit me separtatistët pro-rusë derisa dhuna e dy javëve armëpushim të ndalojë.

Zëdhënësi i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare Andriy Lysenko tha sot se separatistët dhe trupat ruse vazhdojnë të ndërmarrin sulme kundër forcave ukrainase.

Ai tha se si rezultat Ukraina "nuk po flet rreth" zbatimit të marrëveshjes së arritur të shtunën në Minsk, që i bën thirrje qeverisë dhe separatistëve të tërheqin artilerinë 15 kilometra nga vija e frontit për të krijuar një zone 30 kilometërshe të çmilitarizuar.

Sulmet më të rënda shpërthyen sot në afërsi të Donetskut.

Përleshjet e reja ndodhën disa orë pasi komandanti i lartë ushtarak i Natos, gjenerali i forcave ajrore amerikane Philip Breedlove, tha se situata nuk është e mire me trupat ruse ende në brendësi të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG