Lidhje

Shtohet fluksi i refugjatëve kurdë në Turqi


Zyrtarët turq thanë se më shumë se 130 mijë kurdë të Sirisë kanë hyrë në Turqi që nga java e kaluar për t’u shmangur përparimit nga militantët e Shtetit Islamik.

Zëvendës kryeministri Numan Kurtulmus tha sot se qeveria pret që ky numër të rritet dhe po përgatitet për skenarin më të keq të mundshëm.

Turqia ka pranuar gati 850 mijë refugjatë sirianë që kur filloi lufta civile atje në mars të vitit 2011. Gati 300 mijë prej tyre kanë mbërritur këtë vit.

Fluksi i fundit vjen ndërsa grupi Shteti Islamik ka përparuar në zonat kurde në veri të Sirisë gjatë javës së fundit.

Partia Punëtorët e Kurdistanit ka publikuar një thirrje për të armatosur kurdët turq për të mbrojtur qytetet në kufi me Sirinë.

XS
SM
MD
LG