Lidhje

Sierra Leone përballë epidemisë së Ebolës


Sierra Leone
Sierra Leone

Qeveria e Sierra Leones ka vënë tre distrikte të tjera nën izolim, në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e ebolës.
Presidenti Ernest Bai Koroma tha mbrëmë se izolimi i Port Lokos, Bombalit dhe Moyambas do të sjellë vështirësi për banorët e këtyre zonave, por është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje sigurisë së të gjithë popullatës. Dy nga 14 distriktet e vendit kanë qenë për disa ditë nën izolim. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se situata në vend po vazhdon të keqësohet. Vetëm në Sierra Leone ka pasur 1940 raste infektimi dhe 597 vetë kanë gjetur vdekjen. Që nga shpërthimi i epidemisë 2917 vetë kanë gjetur vdekjen në Afrikën perëndimore. Presidenti Barak Obama do të diskutojë kërcënimi e epidemisë në një takim të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon.

XS
SM
MD
LG