Lidhje

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder do të largohet nga detyra


Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Eric Holder do të largohet nga detyra, pasi ka drejtuar prej gjashtë vjetësh Departamentin e Drejtësisë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Obama do të njoftojë largimin e Kryeprokurorit Holder sonte. Eric Holder ishte i pari afrikano-amerikan në këtë post dhe i katërti për kohëzgjatjen në detyrën e kreut të Departamentit të Drejtësisë në historinë e këtij institucioni.

Ai do të vazhdojë rolin që ka deri kur Presidenti Obama të emërojë pasuesin e tij. Zoti Holder ka thënë se ende nuk ka bërë ndonjë plan specifik për karrierën e mëtejshme.

XS
SM
MD
LG