Lidhje

Protesta në Hong Kong


Policia në Hong Kong përdori gazin lotsjellës mbi protestuesit pranë selisë së qeverisë.

Veprimet e policisë sot erdhën pasi shefi ekzekutiv i Hong Kongut Leung Chun-ying tha se qeveria do të nis një raund të ri bisedimesh mbi reformën zgjedhore. Ai nuk ka afat kohor për konsultime.

Zoti Leung foli ndërsa policia vendosi barrikada në rrugët e qytetit pranë zyrave qeveritare për të bllokuar mijëra demonstrues që kanë ndërmarr një protestë mosbindje civile për të kërkuar reformat ë rëndësishme demokratike në ish koloninë britanike.

Organizatorët kishin planifikuar fillimisht që protestat të fillonin të mërkurën. Njoftimi erdhi disa orë pasi policia në Hong Kong arrestoi dhjetra student që hynë dje me forcë në selinë qeveritare.

XS
SM
MD
LG