Lidhje

Presidenti Obama takohet me kryeministrin e Indisë


Presidenti amerikan Barak Obama dhe Kryeministri i ri i Indisë Narendra Modi thonë se ata kanë rënë dakord për "të thelluar" dhe "zgjeruar" partneritetin mes dy vendeve të tyre në fushat e tregtisë, sigurisë, shkencës dhe teknologjisë.

Duke folur pas bisedimeve të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se ai dhe zoti Modi ranë dakord se qëllimi kryesor është përmirësimi i arsimit dhe trajnimi i fuqisë punëtore në të dy vendet. Preisdenti Obama tha se zoti Modi ndanë me të vizionin e tij për të përmirësuar jetët e shumë indianëve që ende janë të "mbyllur në varfëri."

Kryeministri Modi tha se ai është "i bindur" se India do të shohë një rritje të shpejtë ekonomike dhe transformim, dhe se partneriteti ekonomik SHBA-Indi gjithashtu do të rritet me shpejtësi në vitet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG