Lidhje

SHBA, thirrje për qetësi pas rastit të parë me Ebola


Administrata Obama bëri thirrje për qetësi lidhur me rastin e Ebolës të diagnostikuar në SHBA.

Lisa Monaco, Këshilltare për Sigurinë Kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për ta përballuar krizën, si në vend ashtu edhe jashtë. Çdo shpërthim i Ebolës gjatë 40 viteve të fundit është frenuar, tha ajo.

SHBA po dërgojnë rreth 2.000 trupa në Liberi për të ndihmuar në frenimin e Ebolës, e cila u ka marrë jetën më shumë se 3.000 njerëzve në të gjithë Afrikën perëndimore.

Një shtetas i Liberisë, Thomas Duncan, është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme në një spital të Teksasit. Ai e mori sëmundjen para se të nisej nga Liberia për në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet e kanë ndihmuar familjen e tij për t'u vendosur në një zonë tjetër nga shqetësimet se virusi mund të përhapet.

XS
SM
MD
LG