Lidhje

Ukraina akuzon rebelët për shkelje të armëpushimit


Armëpushimi njëmujor në aeroportin e Donetskit në Ukrainën Lindore, ekziston vetëm formalisht, ndërsa disa nga luftimet më të ashpra të luftës gjashtëmujore shpërthyen sot mes forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë.

Shpërthimet e artilerisë u dëgjuan në ajër, ndërsa ushtria e Ukrainës akuzoi kryengritësit se kanë shkelur përsëri armëpushimin që synonte të ndërpriste përleshjet që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 3 mijë e 500 vetëve që nga prilli.

Kievi tha se dy nga ushtarët ukrainas u vranë në luftimet e fundit dhe gjashtë të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, ndërsa separatistët thanë se tre nga luftëtarët e tyre u vranë dhe 32 u plagosën.

XS
SM
MD
LG