Lidhje

Talebanët e Pakistanit mbështesin Shtetin Islamik


Talebanët e Pakistanit kanë deklaruar besnikërinë ndaj grupit Shteti Islamik dhe urdhëruan ekstremistët në gjithë rajonin për të ndihmuar në fushatën për të krijuar një kalifat global islamik.

Shahidullat Shahid, një zëdhënës i Tehreek-eTalibianit në Pakistan, një grup i lidhur me al-Kaidën, inkurajoi të gjitha organizatat xhihadiste që veprojnë në Lindjen e Mesme të bashkohen për interesin e përgjithshëm.

Ish-lejtnant gjenerali dhe analisti i mbrojtjes i Pakistanit, Talat Massood tha se kjo deklaratë ka si synim rritjen e trysnisë ndaj qeverisë së Pakistanit.

XS
SM
MD
LG