Lidhje

Çmimi Nobel në Kimi


Gjatë një njoftimi të bërë sot, Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë bëri të ditur se puna kërkimore e këtyre shkencëtarëve e ka ngritur mikroskopinë optike në dimensione jashtëzakonisht të detajuara.

Mikroskopia optike është metoda e përdorur nga shkencëtarët për të vëzhguar qelizat në nivel molekulash. Kjo bën të mundur kqyrjen e qelizave të trurit dhe të proteinave të përfshira në sëmundjet Parkinson, Alzheimer etj.

Profesori i Kimisë Inorganike, Sven Lidin, ndërkohë dhe kryetar i Komitetit Nobel për Kiminë 2014, u shpreh gjatë njoftimit për mediat:

“Puna e laureatëve ka bërë të mundur studimin e proçeseve molekulare në kohë reale. Na ka mundësuar të kuptojmë se si proteinat ndërlidhen me sëmundje si Alzheimer, Huntington dhe Parkinson, dhe madje na ka treguar se si ndodh ndryshimi dinamik i neuroneve në tru gjatë proçesit të të mësuarit. Mikroskopia me super-rezolucion na tregon më shumë se kohën kur ndodhin proçeset dhe si ato zhvillohen. Ky është një zhvillim madhështor.”

Eric Betzig, 54 vjeç, punon aktualisht në Institutin Mjekësor “Howard Hughes” në Ashburn, të Virxhinias, ndërsa William Moerner është profesor në Universitetin Stanford të Kalifornisë. Laureati i tretë, Stefan Hell, është drejtor në Institutin Max Planck për Kiminë Biofizike në Goettingen, të Gjermanisë.

Të tre këta shkencëtarë e kanë çuar në nivele të paimagjinueshme më parë punën kërkimore me mikroskop, duke shfrytëzuar molekulat fluoreshente për të studiuar ndërveprimin e molekulave në brendësi të qelizave.

XS
SM
MD
LG