Lidhje

Një britanik vdes në Maqedoni, dyshohet nga Ebola


Britania do të fillojë të shtojë monitorimin e pasagjerëve që vijnë nga Afrika Perendimore në dy aeroportet e Londrës dhe stacionin Eurostar të trenit ndërsa një vdekje e dyshuar nga Ebola e një britaniku u njoftua në Maqedoni.

Zyrtarët maqedonas të spitalit thanë se viktima shfaqi simptoma të Ebolës, përfshi ethe, të vjella dhe gjakderdhje të brendshme. Ata që e cuan atë në spital janë vënë në izolim dhe hoteli i tij në Shkup është mbyllur.

Nuk është e qartë nëse persona në fjalë ka qënë në Afrikë para se të shkonte në Maqedoni.

Shtetet e Bashkuara do të fillojë të shtunën monitorimin e pasagjerëve që vijnë nga Guinea, Liberia dhe Siera Leone në aeroportin JFK të qytetit të Nju Jorkut. Monitorimi do të fillojë javën e ardhshme edhe në katër aeroporte të tjera të vendit.

Ebola ka shkaktuar vdekjen e gati 3 mijë e 900 personave në Afrikën Perendimore dhe është diktuar në disa vende të tjera përfshi Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë.

Në një takim për Ebolën në Bankën Botërore në Uashington të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se bota ka nevojë për shumëfishimin e përpjekjeve për përballimin e epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG