Lidhje

Kerry vlerëson udhëheqësit e Afganistanit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se realizimi i një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit dhe tranzicioni i suksesshëm politik në Afganistan mund të jetë një pikë kthese për këtë vend.

Kryediplomati amerikan luajti një rol qendror në negociatat për marrëveshjen, sipas së cilës dy kandidatët në zgjedhjet e debatueshme presidenciale ranë dakord për formimin e një qeverie uniteti.

Në një intervistë për shërbimin afgan të Zërit të Amerikës, zoti Kerry vlerësoi dy udhëheqësit që arritën marrëveshjen, Presidentin Ashraf Ghani dhe kreun e qeverisë Abdullah Abdullah, të cilët, tha ai, “u bashkuan nga një bindje e thellë: që duhet të tregonin patriotizëm dhe duhet të ndihmonin Afganistanin”.

XS
SM
MD
LG