Lidhje

Protesta kundër dhunës së policisë në Mizuri


Qindra vetë janë mbledhur në qytetin St. Louis të Mizurit, në ditën e dytë të protestave kundër dhunës së policisë.

Protestat që do të zgjasin katër ditë, kanë qenë deri tani të tensionuara por paqësore.

Ajo zonë është përballur me mbi dy muaj trazira që kur një oficer policie i bardhë vrau një adoleshent të paarmatosur në Ferguson, pranë St. Louisit në gusht.

Demonstratat e fundit, që po quhen Tetori i Fergusonit vijnë pasi një tjetër adoleshent afrikano-amerikan u vra këtë javë në St. Louis, në një këmbim zjarri me një polic të bardhë që nuk ishte në detyrë në atë kohë, por po punonte për një kompani private sigurie.

XS
SM
MD
LG