Lidhje

Vdekja e pacientit britanik në Shkup, jo nga Ebola


Tek pacienti britanik, i cili vdiq të enjten në Shkup nën dyshimin se ishte i prekur nga ebola, në fakt nuk është gjetur virusi vdekjeprurës.

Doktor Jovanka Kostovska, udhëheqëse e sektorit për mbrojtje parandaluese shëndetësore në Ministrinë e Shënedtësisë tha se hiqet karantina në hotelin ku ishte vendosur shtetasi britanik dhe nga Spitali i Sëmundjeve Infektive.

Autoritetet shëndetësore në Shkup thonë se ishin të detyruara që të veprojnë sipas protokolleve ndërkombëtare, ndonëse ishin të bindur se nuk bëhej fjalë për Ebola. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 58 vjeçarit.

XS
SM
MD
LG