Lidhje

Punonjësit e shëndetit në Liberi kërcënojnë me grevë


Punonjësit e shëndetësisë në Liberi pritet të hynë në grevë lidhur me mosmarrëveshjet për pagat, një lëvizje që mund të përbëjë një goditje serioze për luftën kundër virusit vdekjeprurës të Ebolës.

Mijëra pjestarë të sindikatës së shëndetit në Liberi thanë se nuk do të paraqiteshin në punë të henën vetëm nëse paga e tyre rritet në mënyrë të konsiderueshme për punën e rrezikshme që bëjnë.

Sindikatat po kërkojnë 700 dollarë pagë për punë të rrezikshme në muaj përveç rrogës së zakonshme prej 200 apo 300 dollarësh në muaj.

Liberia ka numrin më të lartë të të infektuarve dhe vdekjeve nga virusi Ebola që ka shkaktuar më shumë se 2,300 vdekje në vendin e varfër të Afrikës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG