Lidhje

SHBA godet ekstremistët në pjesën veriore të Sirisë


Pentagoni thotë se aeroplanët amerikanë po bombardojnë objektiva në qytetin Kobani në kufirin sirian në mbështetje të luftëtarëve kurd, duke sinjalizuar se ekstremistët e Shtetit Islamik mund të marrin kontrollin e atij qyteti.

Gjenerali amerikan John Allen, duke folur të mërkurën, tha se sulmet kanë për synim që tu japin kohë të organizohen luftëtarëve që po mbrojnë qytetin. Analistët amerikan besojnë se sulmet ajrore kanë vrarë disa qindra militantë të Shtetit Islamik.

Të mërkurën herët, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, tha se luftëtarët kurd kishin rimarrë dy pozicione të Shtetit Islamik dhe kishin zbrapsur militantët në disa rrugë të qytetit por se Shteti Islamik kishte nën kontroll rreth gjysmën e qytetit.

Komanda Qendrore amerikane tha se ka ndërmarrë 18 sulme ajrore nga e marta në të mërkurën duke shkatërruar 16 ndërtesa me xhihadistë brenda.

XS
SM
MD
LG