Lidhje

Bidedimet me Iranin për qëllimet bërthamore


Një diplomat i lartë amerikan thotë se Irani dhe gjashtë fuqi botërore ende kanë për qëllim të përmbushin afatin e caktuar me 24 nëntor për t’i dhënë fund ballafaqimit bërthamor prej një dekade, megjithëse Teherani dhe Moska kanë lënë të kuptohet se nevojitet më shumë kohë.

Zyrtari amerikan tha pas gjashtë orësh bisedimesh të mërkurën në Vienë se po bëhet përparim, por se mbetet shumë punë për tu bërë. Në bisedime merrnin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif dhe shefja e politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Bisedimet mes Iranit, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Kinës, Rusisë dhe Britanisë janë përqendruar në dhënien fund të aktivitetit bërthamor nga Irani, për të cilin Teherani thotë se ka synime paqësore, por Perëndimi druhet se synon ndërtimin e aftësisë për armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG