Lidhje

Putin paralajmëron Evropën mbi furnizimin me gaz


Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Evropën se përballet me “rreziqe të mëdha tranziti” të gazit natyror që vjen nga Rusia, nëse Ukraina nuk zgjidh një mosmarrëveshje çmimi me Moskën.

Zoti Putin foli para bisedimeve të sotme me presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe udhëheqës të rendësishëm evropian ndërsa zhvillohet takimi i nivelit të lartë Azi-Rusi në Milano.

Kriza në Ukrainë pritet të dominojë takimin, ku Moska dhe qeveritë perëndimore do të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjen e gazit dhe japin fund luftimeve gjashtë mujore mes seperatistëve pro-rusë dhe qeverisë së Ukrainës.

Në qershor, Moska pezulloi tranzitin e gazit tek Ukraina e varur energjitikisht për arsye të mospagesës së faturës prej 5 miliard dollarësh, thotë Rusia.

Ende nuk ka një formulë marrëveshjeje mes dy palëve.

XS
SM
MD
LG